Presidenti Ilir Meta ishte në Shkodër ku tha se zgjidhja për të frenuar përhapjen në komunitet të infektimit me COVID-19 dhe të izolimit të tij, është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik. “Jemi në rrugën e duhur, drejt përmirësimit të situatës. Duke filluar nga sot edhe në qarkun e Shkodrës që është mjaft i ekspozuar edhe për shkak të Pikave Kufitare. Shpresoj dhe besoj shumë tek qytetaria shkodrane, përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi”, tha Meta.