Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të premten para mediave se “përpjekjet për të nxitur konflikte artificiale dhe akte aspak të pranueshme për mënyrën e funksionimit të Parlamentit duhet të marrin fund”, duke iu referuar goditjes me vezë të kryeministrit Rama në seancën parlamentare të së enjtes.