Mesazhi i SHBA për Antishpifjen/ Koski flet për larine e fjalës dhe kujton makthin e komunizmit
20/12/2019 19:13

Ndonëse nuk e përmendi specifikisht në fjalim paketën “antishpifje”, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Daniel Koski, ishte shumë i qartë në mesazhet e dhëna sot kundër çdo përpjekje për të kontrolluar fjalën e lirë, edhe kur ajo është fyese. Një prej drejtuesve kryesorë në Ambasadën Amerikane, Daniel Koski foli në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”, duke vënë në pah rëndësinë që SHBA i jep lirisë së shprehjes. “Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve”, u shpreh zyrtari amerikan. Daniel Koski u kujtoi shqiptarëve kohën e komunizmit, kur jetonin me frikën se çfarë pasojash mund të kishin nëse thonin fjalën e tyre. Ai kërkon që Shqipëria të mos kthehet më në makthin komunist. “Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri”, theksoi zyrtari i Ambasadës së SHBA. “Përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma”, deklaroi Koski. Mazhoranca socialiste votoi dy ditë më parë të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”, shumë e kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve, të cilat e konsiderojnë si vendim të Qeverisë për të kontrolluar median online dhe që nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme apo shpifje. Fjalimi i plotë i Daniel Koski Fjala është dhuratë. Është një talent që vetëm njerëzit e zotërojnë. Ajo na mundëson të shprehim dashuri dhe shpresë. Është mjeti që na lejon të ëndërrojmë, të planifikojmë dhe të vëmë në lëvizje projekte madhështore. Por ligjërata mund edhe t’i japë zë frikës, zemërimit dhe urrejtjes. Fjalët mund të çojnë në dhunë. Ekziston një kufi midis ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme, por është e vështirë të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur sot këtu për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e Zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen e këtyre kufijve. Jam mirënjohës për mundësinë që të ofroj pikëpamjen e Sh.B.A. për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj. Fjala e lirë është dhe ka qenë gjithmonë kryesore për Shtetet e Bashkuara. Në vendin tonë, liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur ne bëmë një premtim publik, një besëlidhje, për t’a mbrojtur atë përmes Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Sh.B.A.

Top News-‘Ne nuk e pengojmë drejtësinë’/ Bardhi i kthehet Ramës: E bëre 6 muaj më parë për Ballukun
30/09 22:52
Top News – ‘Demokracia është në agoni’/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin e Ramës
30/09 19:21
Top Channel/ Wendt takon Ramën dhe Hoxhën. Në fokus ekonomia dhe siguria rajonale
30/09 15:27
Top Channel/ “Rama” ndez debatin te Kultura. Zhupa përmend dosjet e SPAK-ut, reagojnë socialistët
30/09 15:26
Top Channel/ Këshilli i sigurisë do rimblidhet. Dosja “SHISH”, debate në Kuvend
30/09 15:25
Top Channel/ Qeveria ndryshon hetimin penal. Propozohen kufizime për paraburgimin
30/09 15:24
Top Channel/Harta e re Territoriale,Këshilli Bashkiak i Cërrikut abstenon për bashkimin me Elbasanin
30/09 14:35
Top Channel/ Takimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së, zbulohet dhurata e ministrit për Eric Wendt
30/09 14:10
Top Channel/Eric Wendt vijon takimet, Ambasadori Amerikan futet në ambientet e Ministrisë së Jashtme
30/09 12:59
Top Channel/ Ndryshimet në Kodin e Procedurën Penale, Gogu: Synojmë forcimin e prezumimit të…
30/09 12:57
Top Channel/ Wendt nis ditën me Ramën, ambasadori zhvillon takimin e parë me kryeministrin
30/09 12:52
Top Channel/ Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka burg, telefonat do…
30/09 12:50
Top Channel/Hetimet për Vlora Hysenin/ Çuçi: Mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH
30/09 12:33
Top Channel/ “E cilësuat Netflix, doli i bazuar në…”, Kapri e Balliu përplasen me Çuçin
30/09 12:32
Top Channel/ “Drejtësia të mos frikësojë të pafajshmit”, Rama: Sfida, barazia para ligjit
30/09 11:54
Top Channel/ “Shkelja e të drejtave ka pasoja”, Rama: Paketa nuk prek asnjë shtyllë të drejtësisë
30/09 11:54
Top Channel/ “Kontrolli i telefonit me vendim gjykate”, Rama: Marrja në pyetje me regjistrim
30/09 11:53
Top Channel/ “Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e saj”, Rama: Dënimet nën 5 vjet, jo masa më burg
30/09 11:37
Top Channel/ “Paketa prek 1/5 e Kodit”, Rama për draftin e KPP: Hartuar nga 19 akademikë të…
30/09 11:36
Top Channel/ Pas takimit me Ramën, Eric Wendt del nga Kryeministria
30/09 10:59