Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me Milva Ekonomi, kandidaten për deputete që udhëheq listën e PS në qarkun e Durrësit. Ekonomi bën me dije takimet që ka pasur ndërsa Rama i thekson se duhet t’i thotë njerëzve që të mos e çojnë votën në drejtim të paditur se pastaj nuk ka as punësim, as inskenim, as rindërtim.