Merkel pranon ftesën e Putinit! Për çfarë do diskutohet mes tyre
06/01/2020 18:32

Kremlini bëri të ditur se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar. Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar. Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë.Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin. Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se Merkel do të diskutojë “çështjet aktuale ndërkombëtare” me Putinin. Ato përfshijnë: Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun dhe Ukrainën.Seibert shtoi se Rusia “është një anëtare e rëndësishme në skenën botërore” dhe se “është e pashmangshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në botë”. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do ta shoqërojë Merkelin në Moskë, tha po ashtu Seibert.

Top News- Putin i ‘lutet’ Zelenskyt/ ‘Hajde në Moskë për bisedime, do jesh i sigurtë’
05/09 10:10
Top News- SHBA i shpall luftë bandave/ Jo më drogë, shtohet lista e grupeve terroriste
05/09 09:48
Top Channel/ “Tramvaji u shpërbë si letër”/Skandal me mirëmbajtjen vagonëve, kishte skaduar kontrata
04/09 23:06
Top Channel/ Macron: Çojmë ushtrinë në Ukrainë/ 26 vende do dërgojnë trupa, refuzojnë Italia e Polonia
04/09 23:04
Top Channel/ Komplot kundër SHBA? Kina pasi ftoi Putin dhe Kim: Me Korenë e Veriut dhe Rusinë…
04/09 22:39
Top Channel/ Nga markat e modës te restorantet, ja kujt do t’i takojë perandoria e Giorgio Armanit
04/09 22:38
Top Channel/ E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i eliminuar brenda apartamentit
04/09 22:36
Top News- Perëndimorët bëhen bashkë krah Kievit/ Macron: Do të jemi të pranishëm në tokë
04/09 21:51
Top Channel/ Lamtumirë Giorgio Armani! Shuhet ikona që veshi botën me elegancë
04/09 19:54
Top Channe/ Trump thirrje Evropës: Stop naftës ruse! Luftën po e financon Kina
04/09 19:53
Top Channel/ Tramvaji i shkatërruar, frenat…!Çfarë fshihet pas tragjedisë me 17 viktima në Lisbonë
04/09 19:52
Top Channel/ “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun
04/09 19:50
Top News- Spiunia serbe në OSBE/ Veproi kundër Kosovës, i dha informacione agjentëve të BIA-s
04/09 19:37
Top News- V*asja e shqiptarit, porosi nga burgu/ Detaje nga dosja hetimore, ekzekutimi për hakmarrje
04/09 17:47
Top News- Zelensky shkon në Paris dhe takon Macron, udhëheqësit evropian plan kundër Putin
04/09 15:15
Top News- “Putin një përbindësh”, Zelensky trembet nga aleanca Rusi-Kinë-Kore e Veriut
04/09 15:15
Top Channel/ Miqtë e Putinit, CNN: “Show” në Kinë, mesazh për SHBA-në dhe Europën!
04/09 15:11
Top News- Trump mesazh të prerë Kinës, ushtria amerikane zbarkon në Indonezi dhe tregon muskujt
04/09 15:03
Top Channel/ Florida do heqë vaksinimin e detyruar? Reuters: Vendimi le të jetë personal!
04/09 14:57
Top Channel/ Google nuk ka punuar mirë! Në Europë, probleme në shërbimet kryesore të kompanisë
04/09 12:21