Merkel inkurajoi Ramën/ Gazeta Bild, komenton ndërmjetësimin mes Turqisë e Greqisë
14/01/2021 12:14

Edhe në mediat gjermane është komentuar ndërmjetësimi shqiptar për krizën greko turke. Gazeta gjermane Bild shkruan se ka qenë Merkel që personalisht ka inkurajruar Ramën të ulë në tavolinën e bisedimeve liderët e Turqisë dhe Greqisë. Përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të rikthyer në tryezën e dialogut Turqinë me Greqinë, prodhoi komente të shumta mbushur edhe me teori konspirative se çfarë fshihej pas saj. Deri më tani vetë kryeministri Shqipërisë, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj përpjekje të cilën opozita e vendin, e komentoi si një operacion të pastër PR-i nga Rama. Është e përditshmja gjermane Bild e cila për herë të parë hedh dritë se e kujt ishte ideja që Edi Rama të ndërmerrte rolin e negociatorit. Bild shkruan se “ Kancelarja Angela Merkel personalisht e inkurajoi Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë për të tentuar që krerët e sherrosur të Turqisë dhe Greqisë të ulen në tavolinë pas mosmarrëveshjeve për ishujt Aegean e cila është përshkallëzuar”. Ishte ministri i punëve të jashtme të Turqisë Çavuşoglu i cili dy ditë më parë tha se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi iniciativën që të mblidhte në Tiranë atë bashkë me homologun grek Dendias. Çavuşoglu theksoi se Dendias tha që në ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thëne të shkuara. Turqia dhe Greqia u dakortësuan të vijojnë raundin e radhës të takimeve teknike me 25 Janar në Stamboll. Më herët edhe në Greqi shkaktoi shumë zhurmë ndërmjetësimi shqiptar për krizën. Ndërsa autoritetet zyrtare u treguan të kujdesshme, opozita greke kërkoi sqarime. Lideri i saj Tsipras deklaroi se përse duhej bërë në Tiranë takimi i ministrave të jashtëm dhe jo në Bruksel.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41