Merkel do të takohet me Ramën në Berlin
24/01/2020 17:56

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën (27.01.) paradite në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur të premten (24.01) në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte paralajmëruar takimin me kancelaren gjermane edhe në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku ai mori premtimin për mbështetjen e Italisë në konferencën e donatorëve, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel, nën udhëheqjen e kryetares së komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Rama tha gjatë një bisede joformale me ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro. Temë tjetër e bisedimit, sipas Demmer, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeministrin kroat Plenkoviç, Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha ajo./DW

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30