Alastair Campbell, i njohur si spin-doctor- i ish- kryeministrit britanik Toni Bler, dihet që është edhe këshilltar i kryeministrit Rama, aq sa dihet se është edhe një nga kundërshtarët e ashpër dhe të shumtë të kryeministrit britanik Boris Johnson, sidomos për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga Britania. Në këtë kritikë ai nuk është i vetëm dhe shkrimin e tij në “The Independent” e fillon me berberin e tij shqiptaro–britanik në Londër, Aleks Palushi i cili është kritik për politikën e Boris Johnson ndaj koronavirusit dhe Brexit.