#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Nga trishtimi te lodhja emocionale, nga celuliti te rrudhat… A po i kthejmë përjetimet dhe ndryshimet normale të jetës në probleme që kërkojnë diagnozë apo trajtim? Fenomeni i njohur si “medikalizimi i jetës së përditshme” ngre pikëpyetje mbi kufirin mes kujdesit për veten dhe fiksimit për të korrigjuar gjithçka. Sa ndikojnë rrjetet sociale dhe industria e bukurisë në këtë prirje? A po na ndihmon ndërgjegjësimi për shëndetin, apo po na bind se diçka nuk shkon gjithmonë me ne? Te ftuar: Dr. Qamil Dika - Mjek Grasiela Braholli - Sipermarrese Eri Lazaj- Trajnere personale Gazetarë: Roland Spahiu