Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj. Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, Corriere del Mezzogiorno kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.