Me shtëpi në pranverë/ Turqia do ndërtojë 500 shtëpi për Laçin dhe Thumanën
10/01/2020 15:18

Nga Turqia vjen ndihma e parë konsistente për përballimin e dëmeve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Janë 500 banesa që do të ndërtohen në zonën e Laçit, për banorët që kanë humbur shtëpitë pikërisht në Laç dhe Thumanë. Pas takimit me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, ministri shqiptar për rindërtimin Arben Ahmetaj tha se projekti, shkon përtej ndërtimit thjesht të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri zhvillimi urbano-ekonomik. “Projekti ka rreth 500 banesa për qytetarët që kanë humbur banesat në Laç dhe në Thumanë, shoqëruar me ambiente komerciale dhe me dy ambiente të rëndësishme publike, shkollën dhe ndërtesën e bashkisë. Është një konceptim urbanistik dhe teknologjik që do t’i mbijetojë kohës në kuptimin e stilit, të zhvillimit urbanistik dhe zhvillimit ekonomik dhe do të jetë nga ana teknologjike një risi që mund të kthehet në model edhe për projektet e tjera. Ky është një model i mirëfilltë zhvillimi në aspektin e ndërtimit në termat e zhvillimit urbanistik dhe ekonomik. Dua të ndaj disa detaje të projektit dhe punës së bërë në nivel teknik deri tani, sepse ndonëse është ende herët, puna për rindërtimin tashmë ka filluar”, shprehet Ahmetaj. Projekti me Turqinë pritet të përfundojë rreth muajit korrik, ndërkohë që mbështetja do të vazhdojë, thotë ministri turk, Murat Kurum. “Ekipet tona janë në terren për të përcaktuar ndërtesat e dëmtuara dhe kanë dhënë ekspertizë për 6000 objekte. Ne në do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për këtë proces ku do të angazhohen agjencitë e banesave sociale. Kjo agjenci në Turqi ofron ndihma brenda dhe jashtë vendit”, thotë Murat Kurum. Ndërkohë qeveria shqiptare thotë se po studion zona të tjera për projekte të tilla në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Lezhë. Plani është që brenda vitit, tha Ahmetaj, të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti të futen nëpër banesat e lagjeve të reja.

Top News- Akuza të ndërsjellta Kosovë-Serbi në KS/ Konjufca përplaset me Gjuriç
10/04 12:49
Top News- ‘Porti i Durrësit, akt antikombëtar’/ Berisha akuza Ramës: Po largon vendin nga BE
10/04 12:48
Top News – Shqipëria tërheq investitorët e huaj. Largohen nga Dubai, blejnë prona në Sarandë e Vlorë
10/04 12:47
Top Channel/ ‘Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë’ banderola në Tirane e Himarë: Beleri i akuzuar
10/04 12:47
Top Channel/ Fundjava me diell, 26 gradë, por shiu rifillon të martën në gjithë vendin
10/04 12:37
Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08
Top Channel/ Veliaj ankohet në Kushtetuese, kërkon edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të SPAK
10/04 12:06
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë,mbi 10 mijë persona në 24 orë
10/04 12:02
Top News – Kuçova sulmon Iranin? SHBA e përdor bazën vetëm me leje të NATO-s
10/04 11:57
Top News-Nis zbatimi i sistemit EES në Shengen/ Jo më vulosje pasaportash, kontrollet elektronikisht
10/04 11:51
Top News- INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, kush është Florindi, terrorizoi “Marbellan”!
10/04 11:45
Top News- Festivali ‘Roma Romale’ në Roskovec, aktiviteti i komunitetit rom që po kthehet në traditë
10/04 11:36
“Fiori, t’i them nja dy gjëra unë, apo…”/ Dash Shehi pasi ‘u ngacmua’ live: As e mbaj mend fare…
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top News – ‘Më e keqja po vjen për Ukrainën’ / Armëpushim për Pashkë por lufta ndizet në vijim
10/04 11:19