Pas 42 vitesh punë, një punonjëse në ujësjellësin e Mirditës përballet me një realitet të vështirë. Paguhet, por nuk lejohet të punojë. Pas trasmetimit të shqetësimit të zonjës vjen dhe ballafaqimi me shefin e saj. Punonjësja pretendon se paguhet pa u lejuar të kryejë detyrat e saj, ndërsa shefi hedh poshtë akuzat dhe mbron qëndrimin e institucionit. Gjatë përballjes “sy më sy”, nuk mungojnë tensionet, akuzat dhe përgjigjet e shmangura.