Një konkurs për të deshifruar një mesazh 230 vjeçar mbi një shkëmb në brigjet e Bretanjës, ka zbuluar se një vdekje tragjike ishte në zemër të mbishkrimit. Fshati Plougastel, njoftoi për një konkurs për deshifrimin e mesazhit misterioz pasi ekspertët lokalë nuk mundën ti jepnin kuptim atij. Dy fitues ndajnë tani çmimin në para prej 2 mijë eurosh. Kryebashkiaku Dominique Cap, tha se përkthimet e tyre kishin dallime por historitë rezultuan shumë të ngjashme. Të dy fituesit ranë dakord se mbishkrimi ishte bërë në kujtim të një personi që kishte humbur jetën.