Mbetjet spitalore në det/ Ndotja në Plazhin e Vilë Bashtovës vjen nga lumi Shkumbin
12/01/2020 19:38

Kjo që shihni në video është zona në plazhin e Vilë Bashtovës, në Kavajë, saktësisht në grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Pamja që ofrohet nuk është e një plazhi të zakonshëm, por është kjo këtu. Mes këtij pirgu masiv plastikash, kanaçesh dhe qelqurinash, nuk mungojnë as mbetjet spitalore. Ndotja në Vilë Bashtovë, shkaktohet nga lumi Shkumbin, në të cilin hidhen mbetje që nga Librazhdi dhe deri në Rrogozhinë. “Po ato vijnë nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani. Këto që merren me mbetjet spitalore që i hedhin në lum, ato detyrimisht do vijnë këtu. Kemi dy vjet që nuk kapim peshk, edhe ai që kapim është pothuajse i ngordhur. Levrek, me gotë plastike të përcjellë në stomak edhe ishte gati i ndodhur”, thonë banorët. Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në Vilë Bashtovë, është fakti që lumi Shkumbin, gjatë rrjedhës së tij, has në vendgrumbullime të tillë mbetjesh, siç është ky pas meje në qytetin e Rrogozhinës dhe një pjesë mbetjeve lumi e merr dhe e depoziton në det. Edhe vet banorët e zonës shprehen të shqetësuar për mbetjet që depozitohen në vendgrumbullim, por edhe ato që hidhen në lum. “ Mbeturinat që hedhin në lum, i sjell. Po këtu është bërë keq fare. Është bërë si qendër”, thotë një tjetër. Por lumi Shkumbin ndotet edhe nga fshatrat e Elbasanit, mbetjet e të cilëve përfundojnë në shtratin e tij. Por gjatë rrugës, ka edhe biznese të tilla siç janë midis Elbasanit dhe Peqinit që mbetjet i hedhin në lumë. Të gjitha këto mbetje, që fillojnë të grumbullohen nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani, Peqini dhe Rrogozhina, lumi Shkumbin, i çon në det.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38