Një kopsht dhe një çerdhe e re në Kodër Kamëz hapën dyert për të pritur 150 fëmijë të zonës, duke ofruar kushtet e nevojshme për mirërritjen e tyre. Mbi rrënojat e godinës së ndërtuar që në vitet ’70, Bashkia e Tiranës rindërtoi në kohë rekord kopshtin e ri, i cili ka të integruar edhe një çerdhe, çka i jep zgjidhje kërkesave të hershme të prindërve. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.