Theresa May është nisur sërish drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e BE-së, vetëm pak orë pasi i mbijetoi një mocioni mosbesimi për kreun e Partisë Konservatore. Kryeministrja është vënë në kërkim të angazhimeve të detyrueshme ligjore nga udhëheqësit e Bashkimit Europian mbi kufirin irlandez, një nga pengesat kyçe për deputetët britanikë që kundërshtojnë marrëveshjen e saj të “Brexit”-it.