Pasi koronavirusi trokiti në Italinë fqinje, njësia e inspektimit shëndetësor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka ndryshuar protokollin e sigurisë. Masa e parë që u mor u bë dyfishimi i numrit të stafit mjekësor, që punon në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, si dhe u dha udhëzim që të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia do intervistohen dhe do u matet temperatura. dhe në të gjitha të pasagjerët sot që kanë ardhur nga Roma, Piza, Genova, Malpensa. Të gjithë pasagjerëve u mate temperatura, nuk kishte asnjë me probleme shëndetësore dhe u lanë të lirë të shkojë.