Një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektues, për mbrojtjen e punonjëseve të Policisë, kësaj radhe ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektues. Hirësia i Tij, Asti Chritos Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”.