Mashtrimet me kreditë/ “Top Story” denoncoi rastet flagrante të abuzimeve
09/12/2020 15:35

Nëse një përmbarues shkel ligjin, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën e heqjes së licencës. Kështu ka ndodhur me 55 përmbarues, të cilët në shkelje të plotë të ligjit u është ndaluar ushtrimi i profesionit. Në pjesën e dytë të dokumentarit me titull “Zhvatja përmes kredisë”, Top Story ka zbuluar se cfarë ndodhi me dosjet e këtyre përmbaruesve në rastin, kur ata humbën licencën. Ligjërisht, dosjet duhen arkivuar me protokoll të rregullt në Ministrinë e Drejtësisë, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Top Story, në 14 tetor të vitit 2019, shtetasi Gentjan Kamberi me profesion postier është paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë me 6 thasë të zinj, brenda të cilëve kishte me mijëra fletë dokumente dhe fashikuj, që në fakt ishin praktika përmbarimore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në 16 dhe 28 tetor të vitit 2019, ku i njëjti person thuhet në Top Story ka lënë në mënyrë demostrative 104 thasë të zinj me materiale përmbarimore. Përveç punonjësve të ministrisë aty kanë qenë të pranishëm edhe ish përmbaruesi Arben Meskuti dhe Aldo Daka. Po atë ditë janë paraqitur në ministri edhe ish përmbaruesit Roland Deda, Albert Gega, Renato Ziu, Kejda Seferi dhe Alketa Tanushi. Por, të gjithë përmbaruesit e përmendur më sipër nuk kanë pranuar që të nënshkruajnë për këto materiale. Në pjesën e parë të dokumentarit të Top Story që u transmetua javën e kaluar pati disa denoncime për mashtrimet e institucioneve financiare jobanka. Por, gjatë javës me dhjetëra denoncime të reja mbërritën në adresën zyrtare të Top Story. Një prej tyre Fatjon Koka tregoi se ishte mashtruar me kredi dhe madje i kishin bllokuar 14 paga, pa marrë kurrë një kredi, e aq më tepër, që gjatë kohës që ishte marrë kjo vlerë ai ka qenë në shërbim të detyrueshëm ushtarak dhe se banonte në Dibër dhe jo në Tiranë, ku dhe ishte marrë kredia. Rastet e denoncimeve në Top Story ishin të shumta. Por rasti më i cuditshëm i publikuar në Top Story përmes dokumenteve zyrtare ishte ai i shtetasit Flamur Mahmutaj. Ish-përmbaruesi Arben Meskuti i shërbimit përmbarimor ZIG që prej 14 shkurtit të 2012 vijon të mbajë të bllokuara pasuritë e paluajtsme të Mahmutajt. Kjo sekuestro është vendosur gabimisht si pasojë e ngatërrimit të identitetit. Interesimi i Flamur Mahmutaj për heqjen e sekuestros nuk ka dhënë rezultat. Arben Meskuti i është përgjigjur se shërbimi ka shpallur falimentimin dhe nuk mund të hiqet sekuestro ndaj tij. Kështu një shtetasi i mohohen të drejtat themelore të pronës së tij për 8 vite rresht nga papërgjegjshmëria e një veprimi përmbarimor.

Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36