Mashtrim me naftën, 6 arrestime/ Falsifikuan faturat e hidrokarbureve. Dëmi 1,5 mln dollarë
07/10/2020 15:16

Drejtori i hidrokarbureve Klodian Gradeci i shpëtoi një aksioni blic të urdhëruar nga prokuroria sipas vendimeve të gjykatës që dërgoi pesë persona në burg. Ai u shpall në kërkim për shpërdorim detyre pasi dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe nëpunës të shtetit i kanë shkaktuar një dëm buxhetit prej 1.5 milionë dollarë. Dy drejtorë të tjerë , nuk patën të njëjtin fat. Ata u gjetën në shtëpi dhe u arrestuan. Denis Durrësi, drejtor ekonomik dhe shefi i sektorit të licensave Qani Hoxhaj dyshohen se shpërdoruan detyrën sikurse edhe eprori apo edhe dy nëpunës tatimorë Arben Doda dhe Simon Marku. Prokuroria i dyshon punonjësit e AKBN se certifikuan punimet qe nuk ishin kryer asnjëherë në qytetet ku kompania “Feniks” kishte detyrim të investonte sipas një marrëveshjeje Hidrokarbure për shfrytëzimin e tetë puseve me naftë. Prokuroria dyshon se zyrtarët shpërdoruan detyrën duke u bazuar në fatura të falsifikuara për të cilat përmes letërporosisë së Fbi i konfirmoi akuzës se firma amerikane “Blac Sëan” nuk ka përfituar asgjë. Vlera e faturave të falsifikuara sipas përgjigjes së Fbi është 1. 2 milionë dollarë. Ndërkaq dy inspektorët e tjerë të tatimeve përpiluan raport kontrollin në kundërshtim me ligjin, dhe sipas prokurorisë së Tiranës sollën si pasojë një dëm prej rreth 500 mijë dollarë. Kompania shqiptare Phoenix Petroleum që duhej të kontrollohej nga AKBN drejtohet nga biznesmenët Naim Kasa i arrestuar dhe Isuf Berberi në kërkim.

Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35