Një qytetare denoncon një rast të rëndë mashtrimi në një qendër estetike, ku ka paguar rreth 1100 euro për kurse qerpikësh dhe vetullash që sipas saj nuk i ka ndjekur realisht. Ajo thotë se përballur me refuzim për kthimin e parave, ofendime dhe kërcënime nga pronarja e qendrës. Në audio të publikuara dëgjohen deklarata kontradiktore dhe kushte të pazakonta, ku kthimi i parave lidhet me mos transmetimin e rastit në media. Ngjarja ngre dyshime serioze mbi funksionimin e disa akademive estetike dhe mënyrën e dhënies së certifikatave