Masat anticovid/ Policia gjobit 468 qytetarë dhe 20 pronarë lokalesh
02/11/2020 15:33

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative, 468 qytetarë, për mosvendosje të maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 468 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Top Channel/ “Ata që përgatitën ‘non gratën’ time janë prapa hekurave”,Berisha:SHBA të na ndihmojë…
06/09 21:05
Top Channel/ ‘Para 3 javësh u zbulua një libër’, Berisha nga SHBA:Libri i kuq me 355 projekte…
06/09 21:04
Top News – Berisha – Beteja jonë për Shqipërinë. Kreu i PD kërkon ndihmën e shqiptarëve në SHBA
06/09 20:59
Top Channel/Berisha nga New Jersey: Rikthimi i shqiptarëve në Shqipëri i vlefshëm me çdo çmim
06/09 20:57
Top News – Takimi në SHBA/ Berisha thirrje shqiptarëve: Bashkojuni protestës, rrëzoni Ramën
06/09 20:50
Top News – Berisha kërkon ndihmën e SHBA-së: Na ndihmoni të rrëzojmë narkoshtetin, kam besim tek ju
06/09 20:50
Top News – Berisha takim me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata!
06/09 20:49
Top Channel/ Pensioni i dashurisë në Kavajë! Çifti shqiptaro-belg hap shtëpinë për fëmijët
06/09 20:12
Top Channel/ Verë nga rrushi i thatë, “Amarone” prodhohet për herë të parë nga kantinat shqiptare
06/09 20:10
Top Channel/ Të dërguarit e Trump në Moskë e Kiev, Witkoff dhe Kushner takojnë Zelenskyn
06/09 20:08
Top Channel/ Berisha, “foltore” në SHBA: U shpalla “non grata” nga agjenda anti-liri
06/09 20:07
Top Channel/ Mitsotakis presion Shqipërisë për në BE: Do të veprojmë kur të diskutohet anëtarësimi
06/09 20:06
Top Channel/ Luan Muça flet për parë të parë: Bedinaj më priti me armë! E vërteta e pronës në Palasë
06/09 20:05
Top Channel/ Lirohet biznesmeni Muça, “arrest shtëpie” për truprojën e Bedinajt që qëlloi me armë
06/09 20:05
Top News – Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era
06/09 19:58
Top News – Luan Muça reagon pas përplasjes / ‘Konflikti me Vasil Bedinajn për pronën në Palasë’
06/09 19:54
Top Channel/ ‘Agjenci kombëtare për pasuritë e qeveritarëve’, Berisha:Do konfiskohen të gjitha…
06/09 19:12
Top Channel/ ‘Mund t’ja ktheja paratë që humbën në Piramida, por..’, Berisha: Për Tiranën do…
06/09 19:11
Top Channel/ A do ketë përfaqësues të diasporës në qeverinë tuaj? Ja si përgjigjet Berisha
06/09 18:43
Top News – Vuçiç ‘kopjon’ Edi Ramën. Presidenti serb hap podcast, kanal zyrtar në YouTube
06/09 18:42