Një atlet nuk mund të lejojë që urdhri i qeverisë franceze për të qëndruar në shtëpi, ta ndalojë të stërvitet për një maratonë, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Javën e kaluar, Elisha Nochomovitz, 32 vjeç, vrapoi gjatësinë e një maratone, 42 kilometra, dhe e bëri këtë në ballkonin e tij 7 metra të gjatë. Dhe ai e bëri këtë në gjashtë orë e 48 minuta, një rekord personal ky për të.