Ministrja Ogerta Manastirliu tha sot se Spitali i Traumës është mobilizuar i gjithi në funksion të pritjes se kirurgjive të urgjencës dhe është përforcuar me mjeke e infermierë, me një liste që do shtohet dita ditës sipas nevojës. “Nga dita e sotme ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.