Manastirliu në Kuvend: Kemi kontraktuar doza vaksinimin për 800 mijë qytetarë
28/01/2021 14:33

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se janë kontaktuar doza vaksine antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX. “Marrëveshja me Pfizer ishte përmbyllja e përpjekjes së pandalur për asnjë moment gjatë këtyre kohëve për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinash që së bashku me marrëveshjen e Covax, me mundësimin pra të 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e kontratave me të parën kompani që dispononte autorizimet e përdorimit të vaksinës. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milion dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e Covax-it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë”, tha Manastirliu. Duke e konsideruar shëndetin të parin në piramidën e vlerave, Manastirliu theksoi se janë siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore, medikamentet dhe është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit. “Ja kemi dalë t’u sigurojmë stafeve mjekësorë të gjitha mjetet e mbrojtjes personale njësoj si në çdo vend tjetër, ja kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve, të hapim qendrat e testimit të shpejtë në komunitet. 51 pika testimi janë sot në të gjithë territorin dhe lehtësojnë kryerjen e testit duke krijuar mundësinë e këputjes së zinxhirit të infeksionit. Me punë e pa fjalë ja kemi dalë të sigurojmë të gjitha medikamentet për trajtimin e simptomave Covid, me punë pa fjalë paket e trajtimit ambulator anticovid mbështet falas qytetarët për format e lehta dhe të moderuar të sëmundjes,”, tha Manastirliu. Manastirliu ka nënvizuar se spitali i ri i Fierit, i financuar nga Republika e Turqisë ka filluar dhe do të mbarojë brenda afateve të vendosura. “Me financimi e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier, i projektuar si një spital i cili do të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për kirurgjinë, urgjencën, sëmundjet interne dhe gjithashtu dhe një pavion dedikuar sëmundjeve infektive, të pajisur me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Ky spital do ti shërbejë qytetarëve shqiptar si të gjithë spitalet publike”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB