Manastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Krenare për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve
25/12/2020 13:42

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka bërë një urim për Krishtlindje për gjithë shqiptarët, personelin mjekësor, dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit shoqëror në gjithë vendin. “Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social”, uron Manastirliu. Në videomesazhin e saj, Manastirliu thotë se rruga drejt të nesërmes është e shtruar me shpresë, duke shtuar se kur të kujtojmë vështirësitë, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashura për njëri-tjetrin. “Një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë. Rruga për të nesërmen është e shtruar me shpresë”, tha Manastirliu. Mesazhi i plote i ministres Manastirliu: Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj dy fjalë zemre me ju: Po lëmë pas një vit të pazakontë. Kemi kaluar ditë të mbushura plotë dhimbje edhe me sakrifica, por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje. Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit. Kemi ndryshuar planet, por kemi ndryshuar edhe traditat. Të gjitha i kemi bërë në emër të mbrojtjes së jetës. Si Ministre e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale jam krenare, për përkushtimin, dhembshurinë, kurajon, sakrificën, profesionalizmin vetëmohimin e armatës sonë të kujdesit shëndetësor. Ata janë heronjtë tanë, të sotmes dhe të nesërmes. Por fatkeqësisht në këtë vit jemi përballur edhe me humbje, në luftën me vitusin tinzar jo gjithkush nga heronjtë tanë ka arritur t’ja dalë në betejën me COVID-19. Kemi humbur, për fat të keq, shërbyes të palodhur të qytetarëve, të cilët bashkë me dhimbjen në zemrat tona, kanë lënë emrat e tyre, qe jane gdhendur një herë e përgjithmonë në kujtesën e këtij populli dhe në altarin e Mjekësisë shqiptare. Sot, në këtë ditë KRISHTLINDJE dua ta nis urimin tim pikërisht nga familjet e këtyre heronjve. Gëzuar festat! Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji. Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social, që dhembshurinë, dashurinë e sakrificën simbol të Krishtlindjes, e dhurojnë pa kursim në çdo ditë të vitit, për fëmijët pa kujdes prindëror, për të moshuarit e vetmuar, për personat me aftësi të kufizuar, si në një familje të madhe! Kjo kohë e veshtirë testoi forcën tonë, testoi aftësitë tona, testoi vlerat tona; ndaj kam një urim nga zemra për çdo shqiptar, nga Veriu në Jug, që u bë mbështetja jonë në këtë kohë të vështirë, kur jeta e humbi ritmin e saj zakonshëm.

Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni, dilni në shesh
09/03 19:01
Top Channel/ “Duhet t’i dilni zot vendit tuaj”, Berisha: Rama po shkatërron ëndrrën europiane
09/03 19:01
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ky shesh do t’i jap fund regjimit të…
09/03 19:00
Top News – Shoferi rebel s’i bindet Policisë / Pasagjeri qëllon me armë në ajër në Shkodër
09/03 18:36
Top News – Kapet i dënuari për drogë / Fshihej në fshatin Pishkash, tentoi t’i ikte Policisë
09/03 18:35
Top Channel/ I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari
09/03 18:19
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, zbardhen detajet: Pasagjeri nxori armën dhe qëlloi…
09/03 18:13
Top News – Nga periudha romake, në antikitetin e vonë/ Zbulohet vendbanimi arkeologjik në Lushnje
09/03 17:42
Top News – Transportonte emigrantë të paligjshëm. Kapet në aksion 23-vjeçari në Gjirokastër
09/03 17:20
Top News – Mijëra euro e dollarë në Berat, arrestohet për ‘pastrim parash’ 67-vjeçari
09/03 17:19
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 17:02
Top News- Osmani pret Kushtetuesen / Pastaj del me datë për zgjedhjet e reja parlamentare
09/03 16:59
Top News – ‘Porto Romano do të bëhet’. Edi Rama: Ata që duan ta bllokojnë, do të dështojnë
09/03 16:54
Top News – ‘0900’ dhe fjalori fyes. Përjashtohen Bardhi e Balliu, shpëton Balla
09/03 16:53
Top News- SPAK bllokoi 45 mln euro në 2025. Raporti vjetor: Sfidë nismat ligjore që kufizojnë punën
09/03 15:47
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top Channel/ Gjykim për “Ranën e Hedhur”, 9 të pandehur për ndërtimet pa leje
09/03 15:36
Top Channel/ SPAK raport për 2025: Tenderët manipuloheshin për të favorizuar kompani
09/03 15:21
Top Channel/ Nis gjyqi në themel për kryebashkiakun Erion Veliajn
09/03 15:20
Top News – Dy vendime për Ballukun. Apeli flet për pezullimin, e larta për daljen jashtë vendit
09/03 15:10
DIGITALB DIGITALB