Manastirliu jep lajmin: Nga e hëna nis testimi i shpejtë, e para Tirana. Kemi siguruar 100 mijë copë
04/12/2020 14:43

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, një komunikimi me median ka deklaruar se Qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta, të cilat kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do të fillojnë të aplikohen duke filluar që nga dita e hënë, datë 7 Dhjetor. “Sot, një tjetër angazhim bëhet realitet, ashtu siç e kemi thënë dhe paracaktuar në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, u morën të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë të antigenit. Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenti, teste të cilat janë të njohura nga OBSH dhe tashmë janë të disponueshme Shqipëri gati për t’u vendosur në dispozicion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë atë në kuadër të hetimit epidemiologjik, në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi kyçe në transmetimin e infeksionit”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se në fazën e parë, pra nga dita e hënë deri në datë 20 dhjetor, testimi i shpejtë do të kryhet nga epidemiologët dhe do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetesor dhe më pas do të kryhet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59