Tiranë, 27 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së re në QSUT, investimi transformues i projektit madhor për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili është drejt përfundimit.