Dhimbjet që përjetojnë nënat gjatë lindjes së një bebi, kujdesin e treguar dhe shumë gjëra të tjera, janë pjesë e episodit të fundit të këtij sezoni të Punë Pa Teka. Kristi u bë pjesë e lindjes së një djali, po ashtu ndoqi hap pas hapi të gjithë procesin e punës, përfshirë momentin më të bukur, ku pas gjithë dhimbjeve foshnjat i jepen në krah nënave.