Pas Oksfordit, ku u nderua me çmimin “Sokrates” për arritjet në biznes, Kadri Morinaj, president i kompanive të Sigurimeve “EUROSIG” dhe “INSIG”, është nderuar këtë fundjavë nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri.