Lëvizja Vetëvendosje konsideron se me dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, kanë shkelur ligjin. Sipas Vetëvendosjes përmes këtij veprimi, dy institucionet në fjalë kanë rrezikuar ujërat e Kosovës, e për këtë I kanë bërë ftesë edhe Prokurorisë së Shtetit të veprojë.