Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Të dhënat e fundit zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike tregojnë se kuota e ujit në basenin e hidrocentralit më të madh në vend ka arritur në 289.6 metra mbi nivelin e detit, ose 6.5 metër poshtë nivelit maksimal.