Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon pushtetit qendror dhe atij lokal të mos humbin kohë me procedura burokratike, por të ulen e të zgjidhin strehimin e 37 familjeve rome, që përveçse ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut, është një çështje që lidhet me integrimin dhe statusin kandidat të Shqipërisë.