LSI, listë pa surpriza/ Kryemadhi do garojë e para në tre qarqe
08/03/2021 15:06

LSI dorëzoi shumë më herët listat e kandidatëve për deputetë. Kryetarja e LSI tha se në listat e LSI ka shumë emra grash dhe vajzash. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI do të jetë emri i parë në listën e Tiranës dhe listën e Fierit si dhe ne listën e Elbasanit. Ligji lejon që kryetarët të kandidojnë në katër zona gjithsej. Ndërkohë në zonat e tjera drejtimi i listave do jetë nga emra të njohur të LSI, në Korçë është Endrit Brahimllari, në Gjirokastër rikonirmohet Vangjel Tavo, në Fier, pas Kryemadhit e dyta në listë edhe Kejdi Mehmetaj, në Elbasan i dyti është Altin Toska. Në Durrës ka shumë ndryshime. Në krye të listës LSI ka vendosur si kandidate Elona Gurin, një emër shumë i njohur për strukturat organizative të LSI dhe pas saj është ish këshilltari i sigurisë së presidentit Meta, Bahri Shaqiri. Në qarkun e Dibrës në krye të listës është Hajri Laçi. Në Berat ka nisur tashmë fushatën Ardit Çela/ Në Vlorë në krye të listës është Luan Rama, në Lezhë Viktor Tushaj edhe në Shkodër ska ndryshime, kandidat është biznesmeni Agron Çela, në Kukës është Erblin Bulica. Në Tiranë LSI ka pasur numrin më të madh të deputetëve. Lista e Tiranës kryesohet nga Kryemadhi e më pas është anëtarja e kryesisë Erisa Xhixho, i treti numri dy i LSI Petrit Vasili, e më pas me radhë Klajda GJosha, Përparim Spahiu dhe Edmond Haxhinasto i cili këtë vit nuk do jetë në Elbasan.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41