LSI do votojë online/ Të shtunën konventa për zgjedhjet në strukturat drejtuese
19/11/2020 15:47

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të rifreskojë mandatin e strukturave të saj drejtuese pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit. Të shtunën anëtarët e forcës së dytë më të madhe në opozitë janë ftuar të votojnë delegatët e Konventës Kombëtarë dhe kryetaren. Burime pranë LSI-së bëjnë me dije se Monika Kryemadhi do rikonfirmohet si kryetare për katër vitet e ardhshme, për shkak se ajo nuk gëzoi një mandat të plotë, por vijoi atë të Petrit Vasilit, i cili u dorëhoq në 2017-ën. “Ne sot iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrën që ata dëshirojnë”, tha Silva Caka. Për shkak të pandemisë do ketë dy mënyra votimi, fizikisht dhe online, përmes kompjuterit në adresën bashkohu.lsi.al apo aplikacionit LSI, i cili është i aksesueshëm në smartfonët Android. Të drejtën e votës do e kenë edhe anëtarët jashtë vendit. “Për të gjithë anëtarët që ndodhen jashtë Shqipërisë, gjithashtu edhe ata që e kanë pamundur që t’i drejtohen kutive të votimit për shkak të situatës së pandemisë ose pamundësisë së tyre, aplikacioni “Join LSI” ju vjen në ndihmë:, sqaroi Caka. Në këtë rast, anëtarëve të LSI-së, të cilët kanë kartë anëtarësie do i dërgohet me mesazh një username dhe password për të kryer procesin e votimit online përmes website-t apo aplikacionit Android. Pas logimit, anëtarëve do u shfaqet në ekran menuja “voto”, ku mund të zgjedhin delegatin e preferuar dhe të votojnë për kryetarin.

Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28
Top Channel/ Opozita braktis Ramën në Kuvend. Berisha përplasje me Ballën, Milen dhe Majkon
18/11 15:07
Top Channel/ Debat në Kuvend. Rama prezanton pikat kryesore të buxhetit i cili ka nisma sociale
18/11 15:05
Top Channel/ Tabaku shpërthen në Kuvend: Ku janë ministrat, detyrim ligjor që…
18/11 14:09
Top Channel/ “Nuk mbahen premtimet”/ Bozdo: Kemi dimrin përpara, a është parashikuar…
18/11 14:04
Top Channel/ ‘Mos bërtisni kur s’keni të drejtë’, Peleshi-Strazimirit: Nuk bën dot pyetje kot…
18/11 12:59
Top Channel/ ‘Ky buxhet pasqyrë se çmund të bëjë autokracia’, Kapri: 10 mijë banesa sa 10 mijë…
18/11 12:56
Top Channel/ ‘Sulltani i gatshëm t’ju bëjë kurban’, Muci në Kuvend: Si mund të flisni për buxhet…
18/11 12:56
Top Channel/ Paketa fiskale/ Kryeministri prezanton shifrat dhe synimet e “buxhetit më social”
18/11 12:51
Top Channel/ ‘Mos i nxit 101 dalmatët’, Mila i përgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat e..
18/11 12:46
Top Channel/’Protesta ju përdhunoi’ Balla-Berishës:Rama se jep dorëheqjen, as kandidat për 9 maj…
18/11 12:46