Policia londineze kërkon ndihmën e publikut për të identifikuar një grua, e cila duket se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Policia britanike ka publikuar pamjet e filmuara në një qendër tregtare të gruas së dyshuar, e cila merr nga karroca fëmijën dhe tenton të largohet.