Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në kuadër të vizitës në jug të vendit, zhvilloi një takim në Bashkinë e Konispolit. Ai u prit nga Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri dhe morën pjesë në takim Prefekti Flamur Mamaj, deputeti Andrea Marto, Drejtori i PSH Ardi Veliu dhe të zgjedhur lokalë. Në këtë bashki, prej 1 viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, që i shërben një komuniteti prej mijëra banorësh, të cilët udhëtonin deri në Sarandë për t’u pajisur me pasaporta apo ID karta.