Lista e kandidatëve për deputetë në PD/ Kush mbeti jashtë zgjedhjeve të 25 prillit
09/03/2021 15:08

Pak minuta pas mesnate dhe në skadim të afatit ligjor Partia Demokratike depozitoi në KQZ listën me kandidatet e saj për deputetë në 12 qarqet e vendit. Edhe pse Lulzim Basha kishte premtuar transparencë ai e mbajti sekret listën për publikun. Statuti I PD parashikon një proces me votim një anëtar një votë në zgjedhjen e kandidatëve. Një proces votimi nisi që gjatë sezonit veror. Anëtarësisë ju kërkua që të votojnë për emrat e atyre që nuk duan të jenë kandidatë për deputetë. Rezultati solli shumë surpriza, dhe më pas u ngrit komisioni Nishani në bazë të një udhëzimi. Ky komision skualifikoi shumë emra të njohur, por ata më pas u rikthyen nga Basha në lista, si Tritan Shehu në Gjirokastër, apo Salianji në Korçë. PD ndërkohë zgjidhi një taktikë duke futur në krye të listës drejtuesit dhe emrat e njohur të PD. Kjo është lista me 12 vendet e para në qarqe. Kryesuesit e listave ne 12 qarqe: Lulzim Basha-Tiranë Tomor Alizoti-Berat Edi Paloka-Durrës Bujar Leskaj-Vlorë Gazment Bardhi- Elbasan Mark Marku-Lezhë Helidon Bushati-Shkodër Tritan Shehu- Gjirokastër Enkelejd Alibeaj- Fier Flamur Hoxha- Kukës Edmond Spaho- KorçË Xhelal Mziu- Dibër Lulzim Basha ka djegur gati një të tretën e ish grupit demokrat, të cilët në 2019 i qëndruan besnik vendimit të tij për djegien e mandateve, ndërkohë ka vendosur në pozicione të pafavorshme anëtarët e kryesisë. Të përjashtuarit nga lista e PD-së: Genc Pollo Florion Mima Halim Kosova Klevis Balliu Endri Hasa Romeo Gurakuqi Lorenc Luka Xhemal Gjunkshi Hekuran Hoxhalli Andon Frrokaj Fatbardha Kadiu Astrit Veliaj Kësisoj, nuk figurojnë në lista ish-deputetët: Florion Mima, Halim Kosova, Klevis Balliu, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi, Luciano Boci, Hekuran Hoxhalli, Andon Frrokaj, Fatbardha Kadiu, Astrit Veliaj dhe Izmira Ulqinaku.

Top Channel/ ‘Lëvizje liberatore si 90’’, Berisha për protestën: 2000 mercenarë janë veshur…
21/10 13:56
Top Channel/ ‘Zgjidh fatin e Ramizit ose të Causheskut’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, ata që…
21/10 13:40
Top Channel/ ‘S’ka asnjë lëvizje Antifa’,Berisha:Në këtë protestë ka fëmijë të rritur vetëm…
21/10 13:31
Top Channel/ ‘Hipokrizi, ky s’mund të flasë për dëmtime’, Berisha për Ramën: Me narkoshtetin…
21/10 13:29
Top Channel/“Dhunë e orkestruar”,Rama me drejtuesit e bankave:S’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës
21/10 13:06
Top Channel/ Rama: Dora ime është e shtrirë / Kryeministri fton sërish protestuesit në dialog
21/10 12:36
Top Channel/ ‘Nuk ka asnjë shans që dhuna ti imponohet kryeqytetit’, Rama: Janë të verbër, por…
21/10 12:25
Top Channel/ ‘Në Itali quhen vandalët e vegjël, këtu heronj’, Rama: Nuk do të ketë një 21 janar…
21/10 12:20
Top Channel/ “Ata me kapuç do i ndjekim ‘këmba këmbës’”,Rama: Do i ndalojmë aksesin si njerëz të..
21/10 12:20
Top Channel/ ‘I neveritur për ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes’,Rama:Jemi miq me Izraelin dhe…
21/10 12:13
Top Channel/ ‘Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve’, Rama: Shtëpi me interes 0 për…
21/10 12:05
Top Channel/ FT: Rusia ka ndërhyrë në protesta, BE-ja ka nisur hetim për trazirat në Francë!
21/10 12:03
Top Channel/ ‘Jashtë kësaj dhunë ka një Shqipëri me halle’, Rama: Kjo do kalojë por s’do harrojmë…
21/10 12:02
Top Channel/’Histeri dhune’, Rama takim me drejtues të Bankave:Kjo lidhet edhe me atë që po ndodh…
21/10 12:02
Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15