Irani të heqë dorë krejtësisht nga armët bërthamore, kaq e thjeshtë është e gjitha: Me një fjali të vetme, Donald Trumpi e tregoi pa doreza se cili është qëllimi i tij në një konflikt të ndezur nga një shtet tjetër, por të cilin edhe SHBA-ja e sheh me interes të vecantë. Në këndvështrimin e numrit një të shtetit amerikan, nuk mundet kurrsesi që regjimi i paparashikueshëm i ajatollahëve të zhvillojë armë nukleare