Vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd nuk do të kalonte gjithsesi pa tërhequr vëmendjen në Europë. Por ishte në vecanti një detaj i caktuar i saj, që bëri të flitej me një lloj nervozizmi të fshehur korridoreve të institucioneve të heshtura të kontinentit të vjetër. Ato që guxuan të dilnin më hapur e të preknin një cështje që duket se cënon drejtpërdrejtë vendin e tyre, ishin mediat gjermane, të cilat u morën gjerë e gjatë me shitjen e bujshme të 12 avionëve luftarakë Rafale që Franca i bëri Serbisë.