Udhëtimi i fundit Rexhep Tajip Erdoan drejt Moskës kishte një axhendë të mirëpërcaktuar: Vendimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen nga Siria lë pas një vakum të cilin, më shumë se dokush tjetër, po nxiton ta mbushë Turqia. Planet e saj për vendin fqinj kanë ndryshuar, ashtu sikurse në fund të fundit, edhe ato të aktorëve të tjerë në rajon. Tre ishin temat e bisedës që Erdoani donte të konsumonte patjetër me shefin e Kremlinit: krijimi i një zone të sigurisë në veri të Sirisë në lindje të lumit Eufrat, një operacion i mundshëm i trupave turke në Manbidxh dhe ajo që po perceptohet si rritje e ndikimit të islamistëve të afërt me Al-Kaedën në Idlib, kështjella e fundit e kryengritësve.