Edhe pse lindi vetëm 900 gram, Olsiana e vogël ka arritur të kalojë rrezikun për jetën, falë kujdesit intensiv të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi fotot, ndërsa thotë se foshnja është gati tashmë të kthehet në shtëpi.