Ligji i ri për mediat, ja cfarë parashikon kundër ‘fake news’ dhe portaleve në të zezë
13/12/2019 19:32

Ligji i ri për mediat, më së shumti prek mediat ‘on line’, të cilat aktualisht në pjesën dërmuese të tyre janë në të zezë. Ligji që po diskutohet me shumë debate në Kuvend dhe më kundërshtinë e grupeve të interesit parashikon vendosjen e disa rregullave të ngjashme edhe me ato që aplikohen për mediat e tjera, televizionet radiot dhe gazetat. Ja çfarë parashikohet në ligj: “Portalet sipas projektligjit duhet të bëjë lehtësisht, të aksesueshëm, duke patur emrin e atij që e ka hapur, vendndodhjen e zyrave qendrore ose vendqëndrimin të tij. Po ashtu duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe të mbrojë integritetin e të miturve. Autoriteti Medias Audiovizive që bëhet Aurtoriteti Mediave Shiptare do të mbajë, do të administrojë dhe do të publikojë një regjistër të portaleve të licencuar, të autorizuar ose jo.” Pika më e debatuar është mbyllja e një portali që konstatohet me shkelje nga Autoriteti Mediave Shqiptare. “Projektligji parashikon vetëm 3 raste kur një portali i bllokohet aksesi në internet. Kur publikon Pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; dhe shkelje shkelje të sigurisë kombëtare. Projekt ligji parashikon edhe ankimimin në gjykatë, ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave.” Projekti parashikon edhe penalitete të forta financiare në rastet e shkeljes së ligjit. “Shkeljet kur ato nuk përbëjnë vepër penale e përbëjnë kundërvajtje administrative dënohen Me gjobë nga 100 000 deri 1 000 000 lekë, në masën 800 000 lekë, kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave ose të drejtën e përgjigjes, Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës.” Deri më sot nëse një televizion apo radio shkel ligjin , është ndëshkuar madje paralajmëruar nga AMA për mbyllje. E njëjta llogjikë përcaktohet në këtë projekt ligj edhe për portalet, të cilave nuk u dihen pronarët e më e rëndësishmja burimi parave që i financon ato. Sfida e ligjvënësve me këtë projektligj nuk është e lehtë. Ata nga njëra anë duhet ti japin fund kësaj xhungle portalesh, e nga ana tjetër ky proces të mos cënojë lirinë e të shprehurit.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29