Libraritë të cilat shpërndajnë tekstet shkollore janë të mbingarkuara me kërkesat e prindërve që duan libra për fëmijët e tyre në arsimin fillor. Që javën e kaluar prindërit janë drejtuar te ne për librat e klasave të dyta, 3, 4 e të 5 kryesisht edhe pse ne u themi që janë falas në shkolla. Ata nuk i duan të përdorura. Sidomos matematikën e gjuhën shqipe. -Ishit të përgatitur për këtë fluks? Jo nuk ishim të përgatitur. Megjithëse ministria e arsimit deklaroi se 250 mijë fëmijë nga klasa e parë deri në të 7 përfitojnë këtë vit shkollor tekste falas duke pasur në këtë mënyrë më pak shpenzime për vitin shkollor, në realitet kostot e jo të gjitha familjeve janë ulur pasi librat falas të përdorura sipas prindërve nuk vlejnë.