LEZHË- Qytetarët e Lezhës po tregohen të pabindur për sa i takon urdhrit të dhënë për qëndrim në shtëpi në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19. Në rrugët e qytetit vihet re një lëvizje e madhe e njerëzve në këmbë por edhe me biçikleta. Më e keqja është se vihen re që nuk zbatohet edhe distanca mes tyre.