Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire një sipërfaqe pyjore në malin mbi fshatin Rraboshte në Lezhë. Zjarri po përhapet me shpejtësi si shkak i erës së madhe, ndërsa terreni i vështirë malor u vështirëson punën punonjësve zjarrfikës. Në terren janë angazhuar punonjës të zjarrfikëses të drejtorisë pyjore dhe banorë të zonës për neutralizimin e flakëve të zjarrit, ku ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore. Gjithashtu po punohet që flakët e zjarrit të mos rrezikojnë banesat dhe jetën e banorëve. Dyshohet që zjarri të jete i qëllimshëm.