Lëviznin pa maska mbrojtëse, gjobiten 1270 qytetarë
01/02/2021 15:56

1270 qytetarë janë ndëshkuar me 3000 lekë gjobë pasi janë identifikuar pa maskë mbrojtëse ndaj Covid 19. Policia e Shtetit: Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1270 qytetarë, pasi nuk i kanë zbatuar këto masa. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1257 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 5 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 8 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News – ‘PD më votoi në bordin e Trump’. Rama: Busulla jonë, paqja në botë
25/01 11:44
Top News – ’21 Janari, krim shtetëror’. Rama: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet
25/01 11:42
Top News – Nuk ka kurë në internet. Dezinformimi shëndetësor, 9 në 10 qytetarë të ekspozuar
25/01 11:16
Top Channel/ Vodhi një makinë gjatë natës në Vlorë, arrestohet 45-vjeçari, sekuestrohet mjeti
25/01 11:09
Top News – ‘Rama, kryeministër i skaduar’. Bardhi: Po mbron me dhunë korrupsionin e qeverisë
25/01 10:52
Top News – Nga sheshi, te deklaratat. PD kundërshton policinë: Asnjë efektiv në urgjencë
25/01 10:48
Top News – Gazi lotsjellës i skaduar. Pasojat e ekspozimit disa herë më të dëmshme
25/01 10:39
Top News – 18 të arrestuar për dhunën. Policia procedon penalisht edhe deputetët e PD
25/01 10:29
Top Channel/ Vlonjatet që jetojnë në Hollywood dhe flasin gegënisht, të ftuarat e Kryeministrit Rama
25/01 10:28
Top Channel/ Shkrumbohet lokali në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike
25/01 10:28
Top Channel/ Motrat vlonjate tregojnë për filmin për Nënë Terezën në ‘Flasim’
25/01 10:20
Top Channel/ Cili është vizioni juaj për kineastët e rinj? Ja si përgjigjet Kryeministri Rama
25/01 10:11
Top Channel/ ‘Vlonjatet që flasin gegënisht’, të ftuarat e veçanta të kryeministrit Rama
25/01 10:02
Top Channel/ Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama flet për ngjarjet më të rëndesishme të javës
25/01 09:52
Top Channel/ Rama: 2026, vit kyç për negociatat me Bashkimin Europian
25/01 09:51
Top News – Rama reagon për protestën: Partia Demokratike e vetmja parti e dhunshme në Europë
25/01 09:47
Top Channel/ Kryeministri Rama në Flasim: 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të drejtësisë
25/01 09:41
Top News – Magjia e dimrit në Theth, dëbora mbulon malet
25/01 09:29
Top Channel/ “O budalla, o kriminel”, përplasje të ashpra mes deputetëve të PD dhe policisë
24/01 23:48
Top Channel/ Përleshje në komisariat. PD: Lironi protestuesit, mes tyre një 10-vjeçar. 11 policë të lënduar
24/01 23:28
DIGITALB DIGITALB