Pas transmetimit të kronikës në emisionin “Fiks Fare”, Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë ka reaguar duke njoftuar nisjen e verifikimeve për rastin e mjekes Fatmira Thaçi. Në kronikë u denoncua një rast ku mjekja lëshoi një recetë për ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 13-të, në kundërshtim me ligjin.