Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ndodhet në Siri për bisedime me presidentin Bashar al Assad, pas sulmit të radhës të trupave qeveritare ndaj rebelëve. Zoti Lavrov është përshëndetur nga mbështetësit e Assad kur ka mbërritur në Damask, një vizitë kjo që ndodh pasi Rusia dhe Kina i vendosën veton rezolutës perëndimore të propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.