Ditën e sotme ka nisur pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç. Shumë pelegrinë janë drejtuar këtë të martë drejt vendit të shenjtë për të bërë lutjet dhe për të shprehur dëshirat e tyre. Edhe pse është kohë pandemie, numri i besimtarëve është i lartë. Policia e Lezhës ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e pelegrinazhit.